Loading...

Gjendet e djegur një makinë në Fier Dyshohet se makina është përdorur për atentatin e ndodhur në Vlorë

[sgmb id=”1″]

Policia ka gjetur të djegur një makinë, që dyshohet të jetë përdorur për atentatin në qytetin e Vlorës. Atentati ndodhi mëngjesin e ditës së sotme, ku mbetën të plagosur tre persona ndër ta edhe një fëmijë i mitur.

Makina është e tipit “BMW” dhe është gjendur e djegur në fshatin Kafaraj pran qytetit të Fierit, mësohet se makina është djegur plotësisht ndërsa brenda saj është gjetur edhe një armë zjarrit, kallashnikov.

Ngjarja e ndodhur ditën e sotme dyshohet të ketë arsye gjakmarrjen, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plot të krimit, si edhe për zbulimin e identitetit të autorëve dhe arrestimin e tyre.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com