Loading...

FSHF dënon Flamurtarin, 4 ndeshje do të luhen pa tifozë

[sgmb id=”1″]

Flamurtari ka përpara një kalendar shumë të vështirë

Këtë javë skuadra kuqezi luan në fushën e Partizanit, më pas pret Kukësin dhe fillon fazën e dytë po në Vlorë me Skënderbeun. Një kalendar i vështirë, por duket një ekip me pretendime në të tilla situata.

Nëse vlonjatët kalojnë me sukses këto tri ndeshje, atëherë janë vërtet në nivelin e duhur për të qenë pjesëmarrës në Kupat e Europës, ku mund t’i çojë edhe Kupa e Shqipërisë.

Rezultatet e deritanishme flasin për një Flamurtar kompetitiv, por sigurisht që përplasjet me rivalët direktë janë tregues më i qartë për forcën e tij.
Java e tetë e Superiores.
Ndeshja me Partizanin këtë të diel ka rëndësinë e veçantë,  sepse përcakton shumë gjëra në lidhje me ekipin, që do të vlerësohet më pas si forca e tretë e kampionatit, pas Skënderbeut dhe Kukësit, që janë të shkëputur me pikë.

Për momentin janë vlonjatët në këtë vend, me 12 pikë, ndërsa të kuqtë kanë 1, dhe do të synojnë me të gjitha forcat ta parakalojnë Flamurtarin.

Ndërsa një lajm i keq vjen për sportdashësit vlonjat. Flamurtari” F.C, për përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur parrulla e shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimit e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com