Loading...

Ekskluzive: Trajneri italian aplikon për Përfaqësuesen e Kosovës

[sgmb id=”1″]

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbetur pa trajner, pasi Albert Bunjaki është shkarkuar nga detyra në fund të ciklit eliminator për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Shumë emra po fliten se do ta zëvendësojnë Bunjakin, por ende nuk ka asgjë konkrete nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila ende nuk ka zbuluar asnjë emër të trajnerëve, shkruan IndeksOnline.

E, një prej menaxherëve që ka aplikuar për Përfaqësuesen e Kosovës, është italian. Bëhet fjalë për Rodolfo Vanoli, 54 vjeçari i lindur në Gavirate të Italisë.

Burimet e IndeksOnline afër Vanolit konfirmojnë se ai ka aplikuar për ta menaxhuar Përfaqësuesen e Kosovës.

Vanoli së fundi ishte trajner i klubit slloven Olimpia Ljubljana, por tani është i lirë dhe pret përgjigje nga FFK-ja.

Italiani përveç se ka menaxhuar skuadra të mëdha dhe ka trajnuar yje si Alexis Sanchez e Asamoah, më parë ka luajtur te klubet si Udinese, Lecce, Spal, Chiasso, Varese, e shumë të tjera.

Klubet që Vanoli ka menaxhuar nga viti 2001, janë këto: Mendrisio-Stabio, Lugano, Bellinzona, Udinese, Olimpia Colligiana, Pordenone Calcio, Koper dhe Olimpija Ljubljana.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com