Loading...

E pabesueshme, ja sa miliona euro do fitoheshin nëse do shiteshin 10 ton kanabis i kapur

[sgmb id=”1″]

Hetimi 1 vjeçar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe SHISH, çoi në kapjen e një sasie rekord prej 10 ton kanabis mbrëmjen e djeshme. Droga i përket klanit ‘Habilaj’, i goditur pak ditë më parë në Itali, ku është arrestuar kreu i organizatës Moisi Habilaj.

Gjatë aksionit të mbrëmjes u kapën 10 ton drogë. Por sa para do të fitoheshin nëse kjo sasi e madhe droge do të shitej në treg? Nëse kjo drogë do të nxirrej në treg vlera do të shkonte në 30 milionë euro.

Droga e sekuestruar ishte e paketuar dhe gati për tu trafikuar. Nga operacioni ka disa të shoqëruar dhe të arrestuar, por ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Policia e Shtetit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com