[sgmb id=”1″]
Personi që çoi hetuesit italian te Moisi Habilaj është një tjetër trafikant shqiptar.
Ai quhet Erson Zhuka. Ky detaj zbulohet në dosjen e Prokurorisë së Katanias, ku anëtarët e grupit të drejtuar nga Mosisi Habilaj, e njohin edhe me nofkën “kusari”.
Në dokumentin që organi i akuzës ka depozituar në Gjykatën e Katanias për bandën kriminale Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tyre, thuhet se “hetimet kanë origjinë nga një tjetër hetim analog në vrazhdën e procedimit penal 4942/12 R.G.N.R (Operacioni ‘Odiessea 2012’) kundër një konsorciumi kriminal të degëzuar, në segmentin ‘Shqipëri-Itali’. Në atë kontekst, nga hetimet teknike të kryera ndaj Erson Zhukës, element i spikatur e asaj organizatë me bazë në Ragusa, janë zbuluar kontakte të rëndësishme me bashkatdhetarin e tij Moisi Habilaj. Duke nisur nga elementë të tillë hetimorë filloi aktiviteti teknik ndaj Moisi Habiljat, i cili u dallua menjëherë si një grosist i drogës që vinte nga Shqipëria. Mes subjekteve të identifikuar menjëherë si ndihmësit e Moisi Habiljat ishte një bashkatdhetar i tij, subjekt i quajt ‘daja’, i identifikuar si Sabaudin Çelaj…”