[sgmb id=”1″]
Nezar Seiti dhe Armand Koçerrin dy të arrestuarit tre ditë më parë në Babicë të Vlorës, dolën sot para Gjykatës.
Sakaq, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “Burg pa afat”, për Armand Koçerrin, në banesën e këtij të fundit u sekuestruan 4 ton drogë. Sasia e drogës e sekuestruar do të transportohej në Itali.
Dy të arrestuarit janë të përfshirë në përgjimet e “dosjes Habilaj”. Nezar Seiti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia dhe konsiderohet si mik i ngushtë i Moisi Habilajt.