Loading...

Drejtori i Krimeve Josif Shtëmbari deklaron arrestimet e fundit

[sgmb id=”1″]

Nga Policia e Shtetit, Drejtori i Krimeve Josif Shtëmbari, është deklaruar sot për arrestimet e 12 orëve të fundit në të gjithë vendin, ku spikat arrestimi i nipit të ish-deputetit Arben Ndoka, që dhunoi zgjedhjet në Lezhë. Ky i fundit po transportohej fshehur me makinë nga shoku i tij bashkë me një të akuzuar për tentativë vrasjeje. Të tre u arrestuan.

Shtëmbari njoftoi se “përgjatë 12 orëve të fundit, Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona me armë, njëri prej tyre në kërkim për disa vepra penale, si dhe një tjetër për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Konkretisht u ndaluan shtetasit:

– Samuel Ndoka, pasi iu kap me vete një pistoletë me 7 fishekë

– Paolo Marinaj pasi iu kap me vetë një armë pistoletë, me 7 fishekë si dhe një krehër që e mbante në çantën e krahut me 8 copë fishekë.

Të dy këta persona u arrestuan për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

– Altin Mikaj, pasi me automjetin tip ‘Audi’, ka transportuar dhe fshehur të dy personat e sipërcituar, duke i ndihmuar për t’ju shmangur forcave të Policisë. Ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Përkrahje e autorit te krimit”.

Shtetasi Samuel Ndoka, 18 vjeç, banues në Lezhë, ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

18 vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar në datë 25 Tetor 2017, nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, shtetasin F.D.

Shtetasi Paolo Marinaj, është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Shkodër me 6 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com