[sgmb id=”1″]
Duke përdorur të dhënat e databezit të Fondacionit të Nobel nga viti 1901 deri më 2016, National Geographic ka zbuluar disa sekrete që qëndrojnë pas çmimit të famshëm.
Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën në Nobel falë emigrantëve:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të fituesve individualë të çmimit Nobel, por numri më i madh i tyre janë emigrantë që kanë ardhur në SHBA gjatë fëmijërisë apo shumë të rinj. Më shumë se 30 % prej tyre janë të lindur jashtë SHBA-së, shkruan bota.al
Mesatarisht, fituesit e viteve të fundit të çmimit Nobel janë më të moshuar:
Nga laureatët e këtij viti në mjekësi, fizikë dhe kimikë, të gjithë, përveç njërës, janë mbi moshën 70 vjeçare. Kjo reflekton një lloj trendi midis laureatëve.
Laureatët e çmimit Nobel në shumicën dërrmuese janë meshkuj:
Nga 881 individët që fituan Çmimet Nobel në periudhën 1901 – 2016, vetëm 48 kanë qenë femra. Në disa disiplina, ‘thatësira’ ka vazhduar për dekada: Gruaja e fundit që fitoi Çmim Nobel për Fizikën ishte Maria Goeppert Mayer, e cila u nderua në vitin 1964. Hendeku pasqyron paragjykime institucionale gjatë viteve të fundit kundër grave brenda shkencave.
Gjithnjë e më shumë, laureatët e Nobelit përfaqësojnë bashkëpunime shumë më të mëdha shkencore:
Rregullat e Fondacionit Nobel thonë se një çmim Nobel mund t’u jepet vetëm tre individëve, duke reflektuar shkencën e vogël që mbizotëronte në fillim të shekullit të 20-të.
Por sot, përparime të mëdha vijnë gjithnjë nga bashkëpunime shkencore masive dhe Komiteti i Çmimit Nobel ka qenë i kujdesshëm për të dhënë shpërblime shkencore për grupe më të gjera.
Kontrasti është sidomos i zymtë në fizikë, ku bashkëpunimet shkencore mund të përfshijnë mijëra studiues, siç ilustrohet nga zbulimi që fitoi Çmimin Nobel për fizikën 2017.
Çmimi shkoi në Rainer Weiss, Kip Thorne dhe Barry Barish për zbulimin e valëve gravitacionale. Ndërsa kontributet e treshes ishin të mëdha, ata vetë argumentojnë se çmimi duhet të kishte njohur bashkëpunimin më të gjerë i cili përfshin qindra shkencëtarë.
Në fund të fundit, studimi që njoftoi zbulimin e valëve gravitacionale ka 1.001 bashkautorë. Vetëm 0.3 për qind e tyre u nderuan me emër në Stokholm.