Loading...

Dalin provat sekrete që u paraqitën nga prokurorët në seancën e mbyllur: Tahiri…

[sgmb id=”1″]

Report TV ka mundur të sigurojë disa prej deklarimeve të tre prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhënë në Këshillin e Mandateve gjatë seancës me dyer të mbyllura. 
Fillimisht prokurorët kanë dorëzuar si provë përpara Këshillit të Mandateve dosjen e gjykatës së Katanias tashmë e bërë publike.

I vetmi ndrysim është se dokumenti prej 416 faqesh është marrë në rrugë zyrtare me firmat e nevojshme dhe me vulë të njomë për të marrë vlerën e provës. Report TV ka mësuar gjithashtu se prokurorët i kanë dorëzuar Këshillit të Mandateve edhe disa përgjime të kryera në Shqipëri nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Sipas prokurorëve janë përgjime kryer anëtarëve të grupit Habilaj të cilët flasin për trafik droge dhe siguri të plotë për kalimin e sasive të mëdha të drogës. Në përgjime nuk përmendet në asnjë rast emri Saimir Tahirit.

Prokurorët thanë se në përgjime dalin edhe disa oficerë policie. Prokurorët kanë deklaruar se siguria e anëtarëve të këtij grupi, lidhjet farefisnore, takimet e shpeshta me anëtarëve të këtij grupi kriminal në kohë të ndryshme në zonën e Vlorës, makina, si dhe bisedat e përgjuara nga prokuroria e Katanias, i kanë krijuar prokurorëve shqiptarë bindjen se ish-ministri Tahiri është i implikuar në këtë grup kriminal.

Prokuroria po ashtu gjatë seancës me dyer të mbyllura i kanë thënë anëtarëve të Këshillit të Mandateve se implikimi i Sajmir Tahirit konstatohet jo direkt dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë trafik. Prokurorët kanë theksuar se implikimi është indirekt, duke qëndruar në rol pasiviteti dhe jo me veprime konkrete.

Ne kemi krijuar bindjen thanë prokurorët të mbështetur në indicie dhe prova që Tahiri ka qenë në dijeni për trafikun e drogës që kryente ky grup kriminal. Në seancën me dyer të mbyllura prokurorët i thanë Këshillit të Mandateve se ata janë duke biseduar me autoritet italiane, dhe se u kanë konfirmuar atyre që disponojnë filmime të këtij grupi kriminal.

“Nuk dimë ende se kush personazhe janë filmuar me Habilajt, por autoritet italiane na kanë konfirmuar se do na e venë shumë shpejt në dispozicion” kanë deklaruar prokurorët Hajdarmataj, Ymeri dhe Osmani.

Në fund të paraqitjes të provave të quajtura sekrete nga tre prokurorët ata kanë deklaruar se “nuk e dimë ende se sa të disponueshëm do të tregohen autoritetet e drejtësisë italiane, për transferimin e provave hetimore, por në rrugë zyrtare kanë treguar pozitivitet për të bashkëpunuar dhe shtrirë hetimet e tyre dhe në Shqipëri për krerët e këtij grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com