[sgmb id=”1″]
Kërkime vazhdojnë për kapjen e Laert Haxhiut dhe Orges Bilbilit.
Ekzekutimi i tipit mafioz në qendër të qytetit dhe shumë pranë komisariatit të policisë Lushnje të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, ka krijuar dyshime se tre atentatorët mund të janë ndihmuar ose favorizuar nga uniformat blu, pasi këta të fundit nuk reaguan në kohë.
Dëshmitarët në vendngjarje, kishin shquar se atentatorët ishin Laert Haxhiu dhe Oreges Bilbili.
Ndërsa drejtuesi i automjeti tip Mercedes Benz që largoi nga vendi i krimit vrasësit mbante në dorë një radio-marrës, si ato të policisë.
Ky person vijon ende të mos jetë zbuluar nga uniformat blu, por nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes edhe shumë njerëzve të tjerë në atë ngjarje kriminale që trondit të gjithë qytetin.
Ndërkohë, pak pas masakrës së Lushnjes e ndodhur më 11 tetor, autorët e kishin menduar mire se si do ti shpëtonin ndjekes së policisë. Ata dogjën automjet në rrugën Lushnje – Berat, në vendin e quajtur ‘Çukas i Vjetër’, ndërsa u gjetën dhe tre armë zjarri.
Vrasësit jo rastësisht kishin zgjedhur atë pikë për të humbur gjurmë. Tre janë rrugët, sipas policisë, që mund të jenë larguar Laert Haxhiu e Orges Bilbili dhe miqtë e tyre; e para që të dërgon drejt rrugës naciole për te Ura Vajgurore e pastaj në qytetin e Beratit.
E dyta nga fshati Tashkëz, drejt Krutjes së Poshtme e më pas humb ndjekja, pasi ka shumë degëzimë rrugësh. Pistë e cila po monitorohet imtësisht nga uniformat blu është nga fshati Cërraga, rrguë që lidhet me zonën e Dumres e më shkon në Belësh e përfundon në Cërrik.
Prej katër ditësh autorët e masakrës së Lushnjes janë personat e më të kërkuar në vend, duke angazhuar të gjithë strukturat e policisë së shtetit për kapjen e tyre.