[sgmb id=”1″]
Pas akuzave të Tahirit dhe përgjigjes së Shkëlzen Berishës, këtij të fundit i është “përveshur” përmes një statusi edhe ish-juristi i ÇEZ- Romeo Karaj.
Karaj dhe Berisha kanë disa procese gjyqësore ende të hapur. Ai i kujton Shkëlzenit një histori të vjetër kur çonte kokainën në Vlorë me makinën e Berishës.
Ish-avokati paralajmëron të birin e Saliut “se po ngushtohet laku”.
Postimi i Romeo Karaj:
Shumë mirë që ti, Zeni i babit i di dhe i thua telefonatat e Ramës me Delijorgjin, por për ato qindra telefonata të Nuel Kalajt me babin që në 2005, pse nuk të del zëri?
Mesa di unë, vjedhja e miliona eurove, nuk është vepër më pak e rëndë se trafiku, për të mos thënë që është shumë më e rëndë.
Hajde Zeni, bëhu pak trim dhe dil në fis, e futja edhe një çikë babit dhe Nuelit. Boll deri tani, të tjerët ta kanë futur ty. Më fal se harrova. Atë heroinën që çoje me makinën e babit dhe karburantin e shtetit te Landi i Jasharit në Vlorë, nuk e ke harruar besoj.
Bo bo edhe ti po në Vlorë si Saimiri. Megjithatë po pate problem me kujtesën, të ndihmon Izeti. Më mirë lere këtë radhë babin, e mos ja fut, se edhe te heroina qenkeni të dy të implikuar dhe ta fut edhe ai pastaj. Nuk ta fal ai në këto raste.
Ose thuaje më mirë, se ti frikë vetëm burgun ke, dhe në këtë rast, ti burg nuk bën. Të kanë shpëtuar afatet e parashkrimit.
Një këshillë nga ana ime: nëse çatinë tënde e ke prej xhami, mos hidh gurë në çatinë e tjetrit. Ik tani fli i qetë, sa te kesh Llallën, por mos e fli mendjen, sa të më kesh mua. Po ngushtohet laku, Zeniii.”