[sgmb id=”1″]
Banesa e ish-ministrit Saimir Tahiri është kthyer në një qendër kontrolli nga efektivë të policisë gjyqësore.
4 oficerë të policisë kanë mbërritur me dosje në duar dhe me mjetet e tyre të punës dhe kanë hyrë pak minuta më parë në shtëpi për të kryer kontroll të detajuar dhe për të vertetuar nëse ka prova inkriminuese që lidhin Tahirin me organizatën kriminale të Habilajve.
Gjatë kësaj kohe kur efektivët po kryejnë kontrollin e banesës mësohet se prezent është edhe vetë Tahiri dhe avokati i tij.
Një ditë më parë kuvendi i Shqipërisë votoi kundër kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Tahirit me 75 vota pro dhe 60 kundër. Raporti i mazhorancës patrashikonte që të autorizohet prokuroria për kontroll personal dhe të banesës së Tahirit, daljen e tij jashtë shtetit dhe çdo veprimtari tjetër hetimore por kërkon rrëzimin e masës së arrestit me burg.