[sgmb id=”1″]
Pas atentatit me dy të ekzekutuar në qendër të Lushnjes, menjëherë drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka mbledhur drejtuesit e policisë.
Sapo ka marrë njoftimin për këtë ngjarje të rëndë, Çako ka mbledhur strukturat. Në vendngjarje ndodhen forcat RENEA.
Kujtojmë këtu se pak momente nga ngjarja e rëndë në Lushnje, ku u vranë me armë zjarri 2 persona dhe 1 tjetër mbeti i plagosur, një automjet është gjetur i djegur në aksin rrugor Lushnje–Berat, në vendin e quajtur “Çukas i Vjetër”.
Dyshohet se mjeti i përket autorëve të dyshuar të atentatit, të cilët i kanë vendosur flakën për të humbur gjurmët.