[sgmb id=”1″]
Janë dy Priska, e Madhja dhe e Vogla. Janë fshatra fare pranë Tiranës në lindje të saj, që merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori.
Kanë një reliev të butë kodrinoro-malor dhe të gjelbëruar. Rrugët mund të thuhet se janë të mira, pavarësisht se tek-tuk ka dale asfalti dhe duken gropat e lëna, por udhëtohet.
Peisazhi është i veçantë si në verë me gjelbërimin e thellë, por edhe na vjeshtë kur fillon e natyra përflaket. Nga kodrat e Priskës ka një panoramë mahnitëse ku vendin kryesor e zë Liqeni i Bovillës dhe Brari.
Është një destinacion turistik mjaft interesant për turizmin shoqëror dhe atë familjar.
Tani që peisazhi ndryshon nga i gjelbër në të kuqërremtë, bëhet shumë tërheqës.
Nuk është vetëm natyra, por edhe trashgimia kulturore- etnografike, mënyra e jetesës dhe mbi të gjitha, prodhimet bio.
Është fare pranë Tiranës dhe pak e zbuluar.
Le ta prezantojmë edhe Priskën si një destinacion të afërt turistik për kryeqytetasit dhe të tjerët. Priska ja ku është bashkë me bukuritë e saja.