[sgmb id=”1″]
Bota mban frymën pas vendimit më të fundit të presidentit amerikan. Lufta tashmë duket më afër se kurrë. Donald Trump ka urdhëruar vënien në gadishmëri të avionëve bërthamorë B 52, gjë e cila ndodh për herë të parë pas Luftës së Ftohtë.
Vendimi vjen në kulmin e tensioneve me Korenë e Veriut, e cila ka kërcënuar me sulme bërthmore SHBA-në dhe aleatët e saj. Mësohet se avionët e aftë për të goditur me raketa bërthamore do të qëndrojnë në gadishmëri nëse do të jetë e nevojshme.
Bombarduesit B52, të ngarkuar me raketa bërthamorë, janë nxjerrë nga kazermat dhe janë vendosur në gjendje emergjence në një bazë të Forcave Ajrore amerikane në Louisiana.
Veprimet ushtarake amerikane vijinë pas deklaratës së Donald Trump se lideri koreano-verior, Kim Jong Un do përballet me pasoja shkatërruese pas testimeve të bombës me hidrogjen dhe testimit të raketave.
Kjo lëvizje vjen si përgjigje e SHBA-së ndaj Koresë, e cila ka ashpërsuar tonet ndaj Washingtonit dhe vijon pa u ndalur me provat raketore.