[sgmb id=”1″]
Ulja e menjëhershme e temperaturave është shoqëruar me reshje bore në zonat malore në verilindje të vendit.
Një shtresë e bardhë dëbore ka mbuluar të gjitha zonat malore në rrethin e Kukësit. Por, kjo panoramë ka krijuar edhe vështirësi në lëvizjen e banorëve, sidomos fëmijëve që shkojnë në shkollë.
Mësuesi i zonës, Bekim Lekica duke parë gjendjen e krijuar dhe vështirësitë që u kanosen nxënësve ka ndërmarrë një veprim për tu lavdëruar, i ka shoqëruar gjatë gjithë rrugës në këmbë deri në godinën e shkollës.
Reshjet e borës kanë rënë gjatë natës së mbrëmshme në fshatrat Shishtavec dhe Topojan.