[sgmb id=”1″]
Taulant Balla ka dalë sot para mediave të shpjegojë arsyet përse mbledhja e Këshillit duhet të jetë me dyer të mbyllura.
Sipas tij, kjo sepse në 26 vite është ndjekur e njëjta procedurë.
“Dua të jap këtu shpjegimin e arsyes përse faza e fundit e mbledhjes për draftimin dhe përgatitjen e raportit që do t’i çohet kuvendit është ndërprerë.
Në 26 vjet të kuvendit, kjo pjesë e mbledhjes së këtij këshilli ka qenë e mbyllur.
Dhe rastet më tipike të këtyre mbledhjeve që janë zhvilluar me dyer të mbyllura janë:
Vendimi për deputetin Lulzim Basha
Vebndimi për deputetin Fatmir Mediu
Vendimi për deputetin Nikollaq Neranxi
Vendimi për deputetin Dritan Prifti
Vendimi për deputetin Ilir Meta
I bëj thirrje Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit t’i lejojnë deputetët të kthehen në seancë, vijoi Balla.
Ai akuzoi deputetët opozitarë se po zvarrisin mbledhjen:
“Filluan të qajnë tek dera e kuvendit, duam mbledhje. Tani hajde se duam të shohim provat”, vijoi Balla duke shtuar se edhe grupi i PS po pret që deputetën e tij në këshill të qartësohen mbi gjithçka. Ai shtoi se PS do të plotësojë të gjitha kushtet që ky hetim të shkojë deri në fund.