Loading...

Atentati në Vlorë, gjykata burgos të plagosurin, ja për çfarë akuzohet

[sgmb id=”1″]

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Ferdinant Llanaj. Vendimi u dha në kushtet e spitalit, pasi Llanaj u plagos në atentatin e ditës së dielë në Vlorë.

Në përfundim të hetimeve lidhur me armën e zjarrit Pistoletë të gjetur në vendngjarje, ka rezultuar ti përkasë Llanajt, i cili është arrestuar në flagrancë nga policia për prodhim dhe mbajtje paleje të armëve luftarake.

NGJARJA

Atentati i dy ditëve më parë në Vlorë, që për pak u mori jetën e tre personave, mes të cilëve edhe një fëmije 8 vjeç, dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.

Kamerat e sigurisë së një karburanti, por edhe të disa bizneseve përreth vendit të krimit, kanë fiksuar të gjithë dinamikën e ngjarjes. Një makinë tip “BMW”, me xhama të zinj, e ka pritur shënjestrën.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com