Loading...

Atentati në Vlorë, dalin detaje të reja nga hetimet

[sgmb id=”1″]

Dhjetë persona të dyshuar për atentatin ndaj të fortit të Selenicës u shoqëruan gjatë natës në komisariatin e Vlorës.

 

Akoma nuk ka të dhëna për autorët e krimit ku u plagosën dy burra dhe një fëmijë, por hetuesit vazhdojnë me dyshime se ngjarja ka lidhje me masakrën e vitit 2015 në Çole dhe me atentatin 27 Majit të këtij viti ku u ekzekutuan Drejtori i OSHEE, Roland Saliu, i cili ndodhej rastësisht me shënjestrën Mirvjen Hyseni drejtori i një televizioni privat në Vlorë.

Shënjestra e atentatit me pseudonimin Robit, Ferdinant Llanaj, sipas burimeve nga spitali ka marrë 10 plumba, në kokë dhe në trup. Personi tjetër Dritan Begaj u qëllua me katër plumba, kurse fëmija 8-vjeçar u dëmtua fizikisht, por jo nga plumbat.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com