[sgmb id=”1″]
Atentat me armë zjarri në qendër të qytetit të Lushnjes, pak metra larg komisariatit të policisë. Dy persona kanë mbetur të vdekur nga breshëria e kallashnikovit, ndërsa një person i tretë raportohet se është plagosur rëndë.
Nga burime policore mësohet se i plagosur Xhulio Sh. është nipi i Aldo Bares, ish kapo i Bandës së Lushnjes i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një nga burgjet e sigurisë së lartë.
Ndërkohë, viktimat janë miq të familjes së Aldo Bares.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.