Loading...

Atentat shqiptarit në Itali, qëllohet me 2 plumba

[sgmb id=”1″]

Një 40-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në komunën Asti, jashtë banesës së shqiptarit në “Quarto d’Asti”. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane orët e fundit, pa dhënë detaje rreth identitetit të shqiptarit, që ka mbretur pre e atentatit.

Raportohet se ai është qëlluar me dy plumba pistolete nga dy burra, të cilët më pas janë larguar.

I plagosuri është dërguar në spitalin “Cardinal Massaia” nga disa të afërm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja është nën hetim nga karabinierët e Astit. Media lokale “atnews” ngre hipotezën se 40-vjeçari është qëlluar nga të tjerë shqiptarë

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com