[sgmb id=”1″]
Një atentat mafioz ka ndodhur sërish në Lushnje.
Trupi i një personi është gjetur i hedhur në rrugën Lushnje-Fier dhe mësohet se është qëlluar me plumb pas koke.
Trupi i pajetë i përket një mashkulli rreth 40 vjeç dhe është buzë një kanali kullues tek rrethrrotullimi i Kolonjës në Lushnje.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.