[sgmb id=”1″]
Gazetari Artan Hoxha ka folur ekskluzivisht për Citynews në lidhje me hetim e prokurorisë për dosjen Habilaj dhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
I pyetur sesi i parashikonte ai zhvillimet për këtë hetim, Hoxha tha se “Çfarë mund të presësh nga një prokurori e cila i shkon në shtëpi ministrit të gjejë varëse diamanti dhe i humb Audi, kjo është Prokuroria. Dhe si përfundojnë hetimet e thotë kjo që thamë më sipër.”
Kjo ka qënë ironia therëse e gazetarit Artan Hoxha i cili nuk pranoi të fliste më gjatë pasi ai tha se “Gjithçka e kam thënë publikisht këto ditë dhe se sot me zhdukjen e Audit me targë AA 003GB gjithçka u kuptua”