Loading...

Arrestohet tërë familja shqiptare në Itali, ajo që bënë gratë pasi u burgosën burrat la pa fjalë policinë

[sgmb id=”1″]

Arrestohet një familje e tërë shqiptare në Itali. Mediat italiane raportojnë se familja shqiptare ishte në hetim që dimrin e kaluar nga njësia e policisë Hetimore e Arezzo, e cila gjurmonte dy shqiptarë, zyrtarisht me punë kamarierë, por në fakt ishin shpërndarës së kokainës.

Ata ishin pikë referimi për përdoruesit e drogës në Gragnone dhe Arezzo. Sipas policisë, shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur janë 48 dhe 25-vjec, tashmë në burg që pas arrestimit më 20 tetor.

Me arrestimin e tyre futen në lojë gratë e familjes, (nëna dhe vajzën e njërit prej të arrestuarve), respektivisht, 42 dhe 25-vjecare, të cilat me sa duket ishin të përfshira në biznesin e familjes. Duke marrë jo vetëm të drejtat e burrave të arrestuar, por e rëndojnë veten edhe me kërcënime dhe kanosje për dhënie shuma parash.

Policia ka dokumentuar dëshmi se si shqiptarja ka pasur një episod dhune me një tjetër person, duke e kanosur të sillte shumën prej 10,000 euro në këmbim të makinës, që i mbajti peng, duke e justifikuar këtë se i duhej për shpenzimet ligjore të bashkëshortit në burg.

Ndërkohë që një tjetër kanosje i adresohet një tjetër familjeje, këtë radhë për 2 mijë euro.

Të dy dëshmitarët u bënë bashkë me akuza kundër shqiptarëve. Hetuesit tashmë kanë ngarkuar gratë shqiptare me akuza nga “grabitje” dhe “shpërndarje droge”, pas verifikimeve që u bënë se gratë morën pjesë në mënyrë aktive në shitjen e substancës në mungesë të burrave të familjes. Të dy gratë u transferuan në burgun e Solliciano në Firence në pritje të marrjes në pyetje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com