[sgmb id=”1″]
Gjatë aksionit të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Forcat e ndërhyrjes së shpejtë është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit, Eduart Havalja, me banim në Dibër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 40 vjeçarit, u gjetën dhe më pas u sekuestruan armë zjarri, kallashnikov, pistoletë e llojit bereta, 1 thikë luftarake, 3 granata dhe 1 mijë fishekë.
‘Në bashkëpunim me forcat e ndërhyrjes së shpejt Eduart Havalja 40 vjeç. Arrestimi i tij pasi në banesë ju gjetën 1 automatik , 1 pistoletë, 3 granatë, dhe 1 mijë fishekë’, tha para mediave drejtori i rendit në Policinë e Shtetit, Enver Dervishi.