[sgmb id=”1″]
Katër efektivë të policisë së burgut të Peqinit janë arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i Burgjeve, nën akuzën se kane masakruar një të dënuar.
Gardianët mësohet se kanë qenë në detyrë mbrëmjen e 30 shtatorit kur në qeli është dhunuar barbarisht i burgosuri me inicialet V. G.
Rasti i dhunës u denoncua nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Sipas kësaj organizatë, gardianët kishin shkuar për kontroll në qelinë e të dënuarit dhe përfunduan duke e rrahur atë, shkruan syri.net.