[sgmb id=”1″]
Dy vajza jane arrestuar nga policia Kufitare ne Muriqan, pasi u kapen me 21 kg lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sativa” ne automjetin e tyre tip Benz.
Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Kufitare më datë 13.10.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Maradona Bega, 23 vjeç, banues në lagjen Nr 1, Tiranë
Dornela S, 26 vjeçe, banuese në Tiranë,
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në dalje nga territori R.SH-së, në PKK Muriqan në mjetin tip Benz, në pronësi të M. B, shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit konstatuan të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.