Loading...

Arrestimi i Tahirit njësoj si i Nanos, Kryemadhi: Qesharake Nanon për tregti amitash, Tahirin drogë

[sgmb id=”1″]

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi lëshoi sërish akuza dhe paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, teksa po fliste për çështjen më të nxehtë të ditëve të fundit, imunitetin e Saimir Tahirit.

 Lidhur me krahasimin që Rama bëri për arrestimin e Fatos Nanos me Tahirin, Kryemadhi tha se Nano u arrestua për lëngje frutash, ndërsa Tahiri për kanabis.

“Nano u arrestua për amita, për lëngje frutash, kurse ky për kanabis. Ai do ta politizojë, por Tahiri nuk është kryetari i PS-së.

Ne ja kujtuam që të ketë kujdes. Rama e di shumë mirë që… si është ajo fjala lumi fle, inteligjenti s’fle. Të jetë shumë i kujdesshëm se është në qendër të kësaj vëmendje”, u shpreh Kryemadhi në IN-TV.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com