[sgmb id=”1″]
Akademiku Përparim Kabo, i ftuar në emisionin “Studio e hapur”, ka komentuar situatën politike në të cilet ndodhet vendi pas publikimit të përgjimeve të bandës së drogës, në të cilat flitej edhe për lidhjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me narkotrafikun.
Sipas Kabos, e vetmja zgjidhje për të dalë nga kriza morale është vetingu dhe ecuria e tij.
Më tej ai ka folur edhe për arrestimin e mundshëm të ish-ministrit të Brendshëm, ku u shpreh se nuk duhet të habitemi nëse një gjë e tillë ndodh.
Akademiku i njohur shprehet se zgjidhja e vetme nëse qeveria do të hyjë në krizë besimi janë zgjedhjet e parakohshme.