Loading...

6 persona në qendër të Mynihut, theren me thikë , arrestohet i dyshuari

[sgmb id=”1″]

Policia gjermane ka bërë të ditur që ka arrestuar një person të dyshuar për një sulm që ndodhi sot në qendër të Mynihut. I dyshuari kishte goditur me thikë gjashtë persona dhe ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarje

Policia e rajonit Haidhausen kishte marrë thirrjen e parë në orën 08:30, për një person që po vraponte nëpër trotuar dhe po sulmonte kalimtarë të rastit me thikë.

Keqbërësi sulmoi pesë burra dhe një grua në vende të ndryshme në këtë zonë, duke u shkaktuar lëndime jo serioze. Viktimat patën vetëm therje sipërfaqësore nëpër trup.

Policia ka kërkuar ndihmën e publikut për lokalizimin e të dyshuarit dhe e ka përshkruar si ‘mashkull rreth 40 vjeçar me mjekërr dhe me biçikletë, si dhe ka dhënë detaje për  veshjen e tij gjatë sulmeve.

Pas tre orësh, një person që i përshtatej këtij përshkrimi u arrestua, por policia ende nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë nëse ai është personi që ka kryer këtë krim në qytet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com