[sgmb id=”1″]
Enertila Beqja ka deklaruar se nuk kishte qenë qëllimi për ta zhvatur 30 vjeçarin, por nuk mund t’i dilte në takim pasi ai mund të zhgënjehej nga pamja e saj.
Ajo ka pohuar se i dashuri i saj virtual mendonte se në foton e profilit ishte pikërisht ajo, ndërkohë që 27 vjeçarja fshihej pas bukurisë së një aktoreje venezueliane. Pas arrestimit, ajo ka treguar me detaje historinë, duke u shprehur se fillimisht ka pasur qëllime të lidhej me djalin, por gënjeshtra me fotografinë ka bërë që ajo të mos merrte guximin për ta takuar përballë, e bindur se ai do të zhgënjehej dhe do ta braktiste. “Kisha frikë se më linte, prandaj kjo histori përfundoi kështu”, është shprehur ajo në Polici.
“Panorama” e zbardh të plotë deklaratën e saj, dhënë dje në Policinë e Durrësit pas arrestimit.
Sakaq, “Panorama” mëson se kur ka shkuar Policia ta arrestojë, e reja është shprehur se ishte dhe e fejuar dhe shtatzënë. “Jam shtatzënë mos më arrestoni, se jam e fejuar”, ka thënë ajo. Nisur nga deklaratat e saj, policia e ka çuar për një vizitë tek mjeku specialist dhe i janë bërë analizat, por ka rezultuar se nuk ka qenë shtatzënë po ka mashtruar.