Loading...

Zbulohet skandali i dyte me emaila i dhëndrit të presidentit amerikan

[sgmb id=”1″]

Dhëndri i Presidentit Trump, Jared Kushner, me sa duket ka përsëritur gabimin e bërë nga ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, pasi ka përdorur e-mailin personal në komunikimet me zyrtarët e tjerë të Shtëpisë së Bardhë.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i këshilltarit të lartë të Presidentit, i cili theksoi se në mesazhet e dërguara nuk është folur për çështje me rëndësi të veçantë dhe se çdo gjë është arkivuar. Megjitahtë, çështja ka prodhuar debate madhore, duke risjellë në vemendje rastin e Clinton. Dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner dhë njëkohësisht kështilltar i lartë i liderit të Uashingtonit, ka përdorur e-mailin personal gjatë komunikimit me zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë, gjë që ka risjellë edhe njëherë debate të ashpra në skenën politike amerikane. Lajmi është konfirmuar nga avokati i Kushner, pas publikimit të disa artikujve në media ku sinjalizohej diçka e tillë.

Megjitahtë, Abbe Loëell, që është përfaqësuesi ligjor i dhëndrit të Presidentit, sqaroi se klienti i tij ka komunikuar përmes rrjetit personal, por vetëm për çështje me rëndësi relativisht të ulët dhe nuk ka rrezikuar ekspozimin e të dhënave që klasifikohen sekrete. Sipas tij, shumica e mesazheve elektronike përfshijnë rakordime për mbulimin mediatik të eventeve në Presidencë, apo dërgimin e artikujve të ndryshëm mediatikë tek zyrtarët e tjerë.

Çështja ka risjellë në vëmendje rastin e ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, e cila për shkak se përdori e-mailin personal, u ballafaqua me hetimet e FBI-së. Trump gjatë fushatës së tij presidenciale e përdori jo pak herë këtë hetim për të sulmuar politikisht ish-rivalen e tij.

Tashmë mbetet të shihet nëse do të ketë një hetim të mëtejshëm për përmbajtjen e e-maileve. Ligji amerikan i ndalon zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë por edhe të institucioneve të tjera të administratës që të përdorin e-mailit personal për efekt sigurie.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com