[sgmb id=”1″]
Një ditë më parë iu bllokuan në Tiranë katër makina të blinduara, 2 ‘Benz-a’ e dy ‘Audi’, ndërsa sot janë zbuluar edhe pronarët e këtyre mjeteve.
Burime mediatike thonë se 4 makinat që janë bllokuar dje, i përkasin Emiljano Shullazit dhe bandës së tij, shumica prej të cilëve ndodhen pas hekurave në gjykim për disa akuza të rënda.
Burimet thonë gjithashtu se 3 prej makinave të sekuestruar janë të vjedhura në vendet e BE-së dhe të sjella në Shqipëri, ku përdoreshin nga Emiljano Shullazi dhe miku i tij me inicialet P. S.