[sgmb id=”1″]
Vrau 3 fëmijë në aksident, kapet në Itali shqiptari i shumëkërkuar
Karabinierët e Cassano d’Adda (Milano), pas sinjalizimeve të Interpolit kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.
Në pranga është vënë 34 – vjeçari Mark Marku, i cili natën e Krishtlindjeve të vitit 2010, shkaktoi një aksident të tmerrshëm në Krujë, aksident në të cilin humbën jetën tre fëmijë nga e njëjta familje dhe u plagosën prindërit.
Pas incidentit, Mark Marku arriti ti shpëtojë drejtësisë shqiptare, dhe u arratis drejt Italisë.
Sipas hetimeve, natën e Krishtlindjeve të vitit 2010, i dehur në timonin e makinës që drejtonte, Marku, ishte shkaktar i aksidentit në afërsi të fshatit Borizanë të Krujës, ku humbën jetën 3 fëmijët e familjes Kola: Viola Kola 6 vjeç, Griselda Kola 12 vjeç dhe Gerald Kola 9 vjeç.
Pas aksidentit, 34 – vjeçari iku nga Shqipëria për ti shpëtuar 8 viteve burg dhe për shumë vite jetonte në Milano, por aktualisht ndodhet në burg në “San Vittore” duke pritur ekstradimin drejt vendit tonë.