[sgmb id=”1″]
Në Peshkopi kanë nisur hetimet pasi një 42-vjeçar i vrarë me armë zjarri u dërgua në spitalin e qytetit nga persona të paidentifikuar.
Alban Kaloshi, nga fshati Blliçe, mbërriti pa shenja jete në urgjencë, rreth orës 3:30 të mëngjesit.
Ai kishte një plumb në kraharor. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia ka shoqëruar disa persona, të cilët janë parë me viktimën mbrëmjen e së enjtes. Në duart e hetuesve është edhe telefoni i tij, ndërkohë që punohet për identifikimin e personave që kanë çuar në spital viktimën.