[sgmb id=”1″]
Vlorë: Mbërrin në spital i pajetë përdoruesi i lëndës narkotike
Një 38 vjeçar nga Vlora është është transportuar me ambulancë nga familjarët, i pa jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.
Familjarët bëjnë me dije se 38 – vjeçari ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve që i shkaktuan vdekjen 38 – vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
“Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 08.09.2017, rreth orës 02:50, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në Spitalin Rajonal Vlorë është transportuar me ambulancë nga familjarët, i pa jetë shtetasi L. Th., 38 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas familjarëve bëhet e ditur se shtetasi ka qënë përdorues i lëndëve narkotike (drogë).
Grupi hetimor sëbashku me ekspertizën ligjore po vazhdojnë kryerjen e veprimet përkatëse për zbulimin e shkakut të vdekjes”.