[sgmb id=”1″]
Vlorë: Aksi Qafë Llogara – Orikum, i pakalueshëm
Si pasojë e rrëshqitjes së dherave për shkak të rreshjeve të shiut, gjatë ditës së sotme është bërë i pakalueshëm aksi rrugor Qafë Llogara – Orikum (Vlorë) në vendin e quajtur Dukat.
Shërbimi i Policisë Rrugore është duke u kujdesur për të siguruar mbrojtjen dhe qarkullimin normal të mjeteve në këtë aks rrugor deri në normalizimin e situatës.
Njoftimi i policisë:
“Policia Rrugore
Si rezultat i rreshjeve të shiut aksi rrugor Qafë Llogara – Orikum (Vlorë) në vendin e quajtur Dukat ka pësuar rrëshqitje dhe mbushje të karrexhatës së rrugës me materiale inerte.
Është njoftuar Enti pronar i rrugës për të rivendosur gjendjen.
Gjithashtu shërbimi i Policisë Rrugore është duke u kujdesur për të siguruar mbrojtjen dhe qarkullimin normal të mjeteve në këtë aks rrugor”.