Loading...

“Vijnë vajzat në spital kur janë në prag të fejesës dhe qepen…” flet gjinekologu

[sgmb id=”1″]

Një numër i konsiderueshëm vajzash në Shkodër shkojnë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe kërkojnë një ndërhyrje që vjen gjithnjë e në rritje. Një gjenekolog i spitalit rajonal të Shkodrës tregon se është shqetësuese numri i vajzave që kërkojnë të qepen pasi kryejnë aktin seksual. Shumica e tyre kërkojnë që të mos merret vesh ndërsa kanë frikë kur paraqiten tek doktori. Ja se çfarë shkruan një prej gjinekologëve të spitalit të Shkodrës i cili ka dijeni për situatën:

“Çdo ditë në spitalin rajonal të Shkodrës ose në klinikat privat të doktorëve vijnë vajza të cilat kërkojnë që të qepen. Unë jam vetë gjinekolog ndaj edhe e di shumë mirë situatën që mbizotëron. Shumë vajza vijnë vetëm të pa shoqëruara nga askush dhe vijnë me ndrojtje të madhe dhe kërkojnë që të qepen. Ka raste nga më të ndryshmet. Disa e humbin virgjërinë në gjendje të dehur, disa të tjera në momente të dobëta për to kryejnë aktin seksual por më pas pendohen, shkruan Shkodra news.

Në këtë mënyrë ose vijnë në spital ose klinikat e ndryshme në Shkodër ose Tiranë dhe kërkojnë te qepen. Shpesh herë këto vajza vijnë në momentin kur janë në prag të fejesës apo kur familja është duke i bërë krushqi. Kërkojnë që askush të mos e marrë vesh se po qepen tek një doktor. Janë më të pakta rastet kur këto vajza vijnë të shoqëruara me nënat e tyre dhe janë pikërisht nënat ata që luten që vajza e tyre të qepet sërish pa e marrë vesh askush.

Në disa raste operacionet janë të vështira për shkak të komplikacionevetë ndryshme por ka edhe raste kur ndërhyrja nuk është e vështirë. Ajo që më shqetëson është se numri i këtyre vajzave është gjithnjë e në rritje dhe më vjen keq se shumica e meshkujve të cilët nuk kanë shumë eksperienca seksuale mashtrohen duke mos e kuptuar se çfarë ndodh”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com