[sgmb id=”1″]
Më poshtë do të paraqesim disa ushqime disa prej të cilave kanë rol të mirë dhe disa të keq në jetën e juaj seksuale.
Ushqimet që nxisin dhe nuk nxisin epshin seksual
Ata mund të jenë më shumë se sa disa kandila dhe një këngë e lehtë seksi. Një jetë e shëndetshme seksuale – nga ushqimi që ju e konsumoni – mund të bëj që ju të dukeni më mirë dhe të përmirësoni jetën e juaj seksuale. Në të njëjtën kohë, disa ushqime mund të jenë që e vrasin epshin seksual.
“Lidhja në mes të ushqimit dhe seksit nuk është vetëm një fontanë dëshirash”, thotë Cynthia Sass, mjeke dhe autore e libri “S.A.S.S Yourself Slim”. “Studimet thonë që ushqime të caktuara apo lëndë të tjera ushqyese luajnë rol në përmirësimin e epshit seksual dhe mbështesin për të pasur një jetë të mirë seksuale”.
Më poshtë po japim disa ushqime që mund të ndikojnë mirë dhe keq në jetën e juaj seksuale.
Dredhëzat
Të mira
Të themi kështu: Dredhëzat janë seksi. Kjo është arsyeja pse? Bëjnë qarkullim të mirë dhe janë kruciale për një seks të mirë si të burrat ashtu edhe të gratë. Dredhëzat janë antioksidant të pasur të cilët i bëjnë mirë edhe zemrës edhe arterieve. Shtoja kësaj edhe pasurimin e tyre me Vitaminë C, bashkë me antioksidant që e bën spermën e mashkullit shumë më të shpejt. Përpiquni që ta fusni në ndonjë çokullatë të errët, e cila përmban hekur dhe kjo e rrit në kulm epshin seksual.
Alkooli
I keq
Një gotë verë mund të bëj që të ndiheni të relaksuar në biseda apo takime, pasi që është një lubrifikues që nxit biseda të ndryshme kur ne bisedojmë më dikë në banak. Përdorimi i madh i alkoolit prish dëshirën seksuale, zvogëlon zgjimin dhe ndjeshmërinë dhe bën që të bëjmë gabime dhe të marrim vendime të pamatura gjatë seksit.
Avokado
Të mira
Këta super fruta janë të pasur me vitaminën E, të cilat kanë karakteristika të antioksidantëve , potasium dhe vitaminë B6, e cila mbron po ashtu edhe nga sëmundjet e zemrës dhe lehtëson qarkullim e gjakut nëpër vena. Fruti është shumë i mirë edhe kundër yndyrës. Gjithçka që i ndihmon zemrën dhe qarkullimit të gjakut mundet po ashtu të jetë shumë mirë për një jetë seksualisht të shëndetshme. Burrat me së sëmundje zemre dyfish rrezikohen nga ereksion për shkak se edhe arteriet e tyre dhe venat janë të dëmtuara.
Bajamet
Të mira
Bajamet përmbajnë zink, selen dhe Vitaminë E, të cilat janë vitamina dhe minerale që duken shumë të rendësishme për shëndetin seksual dhe riprodhimin. Seleni mund të ndihmoj kundër problemeve me infertilitetin, vitamina E ndihmon shëndetin e zemrës. Zinku është një mineral që ndihmon në prodhimin e hormoneve seksuale mashkullore që rrisin epshin seksual. Qarkullimi i gjakut është shumë i rëndësishëm për organet e juaja seksuale, kështu që të zgjidhni ushqim të mirë, siç është omega 3 me acide yndyrore që gjenden në bajame janë shumë të mira.
Biftek
Keq
Edhe pse mishi siguron proteina dhe zink, mishi po ashtu ka tendencë të jetë i bombarduar me dhjamë dhe kolesterol. Një dietë e plotë me mishë është e ndërlidhur me tipin dy të diabetit, shtypje të lart të gjakut, sëmundje zemrë, gjendje shendetësore që ndikon keq në qarkullimin e gjakut dhe funksionet seksuale. Shtoja kësaj edhe një studim të publikuar më 2006 në revistën “Chemical Senses” thotë që konsumimi i mishit, mund të rezultojë në aktivitetin e ulët fizik të trupit. Në studim, 17 burra disa prej të cilëve kanë dietë të mishit dhe jo duke e ndryshuar atë për çdo dy javë kanë ardhur në ëktë përfundim. Nga ana tjetër gratë e reagojnë atraktivitetin e tyre të bazuar në shijen e tyre që mos të konsumojnë shumë mish.
Patate të ëmbla
Të mira
Patatet e ëmbla janë patasium i pasur, i cili ndihmon në luftimin e presionin e lartë të gjakut, i cili është i ndërlidhur me rrezikun e lartë që mos të keni ereksion. Ato po ashtu janë të pasur me beta karotinë, që prodhon vitaminën A për trupin, i cili është shumë i mirë dhe ndihmon kundër infertilitetit.
Farat e susamit
Të mira
Zinku mendohet se është element i mirë për jetë të shëndetshme seksuale (mund të ndihmojë testosterone dhe spermë të shëndetshme të mashkullit). Në të vërtetë ky element gjendet edhe të Guacat e Detit, por në susam është shumë madh. Nëse e përzieni atë më granula apo e spërkatni atë atëherë ajo është më e mira. Disa drithëra po ashtu kanë Zink kështu që është mirë ta marrim atë në rutina ditore.
Shalqiri
I mirë
Është fruta më popullor i verës me kalori të vogla por është një agjent i rëndësishëm që nxit epshin seksual pasi i takon gjinisë së bimëve fitoplankton. Më 2008, një hulumtim i Texas A&M tregon që likopenet, citrolina dhe beta karatin gjendet në shalqir një gjë që ndihmon në qarkullimin e gjakut nëpër vena dhe është një frutë i mirë si stimulues seksual.
Ushqimet me dhjam
Të këqija
Shumica e ushqimeve të skuqura dhe ushqimet e shpejta kanë nivel të lart të “yndyrave” siç janë yndyrat e tepërta që ndikojnë negativisht për shëndetin e zemrës suaj dhe pengon qarkullimin e gjakut nëpër arterie. Shtoja kësaj edhe patatet e skuqura, siç janë patatet franceze atëherë këtu jemi të rrezikuar edhe nga tipi i dytë i diabetit i cili njihet si shkaktues i problemeve të shëndetit seksual si tek burrat edhe tek gratë.