Loading...

U shpërndante drogë të miturve, në pranga 19-vjeçari shqiptar.

[sgmb id=”1″]

Ka përfunduar në prangat e policisë italiane një i ri shqiptar, i cili shpërndante drogë për të miturit. Mediat italiane raportojnë se i arrestuari është 19-vjeçari me inicialet A.Z, lindur dhe i rritur në Itali, me prindër shqiptarë.

Sipas policisë shqiptari furnizonte adoleshentët me marijuanë dhe kjo gjë ka bërë që banorët ta denoncojnë në polici. Raportohet se 19-vjeçari i takonte të miturit për t’u shpërndarë drogën në sheshin e lojërave, në kopshtin katror të Romës.

Gjatë arrestimit uniformat blu i gjetën të riut dy doza marijuanë, ndërkohë që ai nuk bëri rezistencë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com