[sgmb id=”1″]
Droga e ardhur nga Shqipëria është bërë shqetësuese për vendin tonë fqinj, Italinë. Ka qenë Policia e Torinos ajo që ka vënë alarmin për trafikun e drogës të drejtuar kryesisht nga shqiptarët.
Sipas saj, që prej fillim vitit 2017 deri më tani janë sekuestruar 1 ton marijuanë. Një sasi kjo e pa shënuar më parë në historinë e qytetit verior të Italisë.
“Ansa” shkruan se në dy operacionet e fundit të policisë u arrestuan dy shqiptarë, 25 dhe 30 vjeç si dhe një italian, 61 vjeç.
Ndërkohë, thuhet se policia është në kërkim të grupit të këtij trafiku të drogës, që drejtohet nga shqiptarët.
Mësohet se vlera e drogës së kapur deri më tani kap shifrat e një milion e gjysmë euro. Droga shpërndahej kryesisht në lagjet Barriera Milano dhe San Salvario të Torinos. Hetuesit theksojnë se derivatet e kanabisit të kapur janë pesë herë më të larta se ato të viteve ‘80.