Tirana ka mbledhur shefat e shtabeve të shteteve anëtare të NATO-së. Kryeministri Edi Rama, e shfrytëzoi rastin t’i bëjë thirrje Aleancës që ta fus në gjirin e saj edhe Kosovën, bashkë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor që tashmë kanë mbetur jashtë organizatës më të fuqishme ushtarake në botë.