Loading...

Tifozët kuqezi marrin parasysh rrezikun, ja sa do të jenë në Strumicë.

[sgmb id=”1″]

Shqipëria do të luajë përballë Maqedonisë në Strumicë, në një ndeshje ku nuk do të mungojnë tifozët kuqezi. Rreth 450 mbështetës shqiptarë do të jenë të pranishëm në qytetin më të largët lindor maqedonas , që ndodhet pranë kufirit me Bullgarinë.

Kjo është shifra zyrtare e tifozëve të Kombëtares që nuk do të mungojnë në stadiumin me kapacitet prej 6500 vendesh dhe që është rinovuar vetëm gjatë muajve të fundit. Me argumentin e rrezikshmërisë së konflikteve etnike që paraqiste fakti nëse ndeshja me Shqipërinë do të luhej në Shkup, por edhe me pretendimin se po promovojnë ekipin përfaqësues në të gjitha zonat e vendit, vendimi i maqedonasve në fakt synonte kufizimin e tifozëve shqiptarë.

Për herë të parë në 23 vjet Maqedonia do të luajë një ndeshje kualifikuese larg Shkupit, ndërsa stadiumi “Mlladost” i Strumicës është rinovuar në mënyrë artificiale, duke u klasifikuar në kategorinë e tretë të UEFA-s për ndeshje ndërkombëtare. Vetëm pak kohë më parë ky ishte një impiant i denjë për ligat më të ulëta të futbollit. Përveç punimeve në tribunën VIP dhe atë të gazetarëve, tribunat janë zgjeruar. Për të realizuar këtë janë përdorur struktura prej çeliku, ndërsa në të gjitha tribunat janë vendosur ulëse të reja.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com