[sgmb id=”1″]
Policia e Londrës ka njoftuar se tetë qytetarë janë lënduar nga një sulm që ka ndodhu me “një lëndë të dëmshme”.
Siç raporton BBC, sulmi ka ndodhur në stacionin e metrosë në Stratfort, që gjendet në lindje të Londrës.
Pas raportimit të sulmit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shumë autoambulanca për të ofruar ndihmën e parë.
Policia njoftoi se sulmi ka ndodhur rreth orës 20:00 sipas kohës lokale, ndërsa kishin marrë njoftime se një grup i meshkujve spërkatnin qytetarët me substancë të dyshuar, e cila besohet të jetë acid.
Policia ka rrethuar vendin, ndërsa ka njoftuar se nuk bëhet fjalë për sulm terrorist.
Deri më tani një person është arrestuar, nën dyshimin e shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore.