Loading...

Si e komenton Kadare mbulimin e Skënderbeut?

[sgmb id=”1″]

Shkrimtari Ismail Kadare komentoi debatin e fundit të plasur në media rreth figurës së Skënderbeut. Debat ky që mori shkas nga falja e namazit nga Komuniteti Mysliman në sheshin “Skënderbej”, ku u diskutua mbulimi ose jo i monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, pasi gjatë ceremonisë para monumentit ishin vendosur disa ekrane.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’, Kadare ka thënë se e ka ndjekur këtë debat, që e quan shqetësues, Kadare e cilësoi korrekt shpjegimin e myftiut të Tiranës. Ai tha se disa shkencëtarë të rinj e historinë që e quajnë veten më të zgjuar se sa realisht janë kanë krijuar këtë debat artificial.

INTERVISTA

Qëndrojmë pak tek identiteti europian i shqiptarëve, që është në fakt një temë për të cilën juve keni qenë gjithnjë i gatshëm të ndërhyni dhe të thoni tuajën. Po ta ndërlidh këtë me një debat të fundit të hapur rreth figurës së Skënderbeut. Merr shkas nga një ngjarje e aktualitetit që ishte falja e namazit nga Komuniteti Mysliman në sheshin “Skënderbej”, u diskutua mbulimi ose jo i monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, pasi gjatë ceremonisë para monumentit praktikisht ishin vendosur disa ekrane. E keni ndjekur këtë debat?

Po, e kam ndjekur.

Ju ka shqetësuar?

Është shqetësues, po. Por jo në atë shkallë sa të jetë katastrofë. Kam dëgjuar deklaratat e drejtuese të Komunitetit Mysliman, kanë qenë korrekte. Për shembull, myftiu i Tiranës përjashtoi çdo fyerje të myslimanëve nga figura kinse e ‘krishterë’ e Gjergj Kastriotit. Tha është i joni është i të krishterëve. Domethënë është korrekt shpjegimi i saj zyrtar. Duhet shteti jonë të bëjë të mundur që harmonia fetare të gjejë edhe mjediset ku të zhvillohet normalisht. Duhet të marrë masa.

Si e shihni këtë debat, është artificë?

Po, është artificial. Është një keqkuptim i historianëve e shkencëtarëve të rinj shqiptarë, djemve e vajzave “moderne”, që kujtojnë se janë më të zgjuar se ç’duhet kur flasin për figura të tilla, si Skënderbeu, ose koncepte të tilla si kombi. Për fatkeqësinë e tyre, se nuk i dinë mirë gjërat, kujtojnë se kanë ardhur në një epokë kur këto gjëra, janë rivlerësuar e rivlerësohen vazhdimisht dhe sipas mendjes së tyre nuk ka më kombe, ose tani ka kombe po para 200 vjetësh, nuk ka pasur. Nuk është e vërtetë. Ky koncepti fillestar, arkeo-koncepti i kombit ka ekzistuar në forma të ndryshme. Format e tilla universale të njerëzimit ndërrohen herë pas here, rinovohen, por nuk është e vërtetë se edhe atdheu nuk është shpikur tani. Fjalën atdhe ka shumë gjuhë që e kanë të re, nuk është shpikur vonë, por quhej ndryshe përpara. Edhe fjala patriotizëm është quajtur ndryshe përpara.

Sot, dalin të mençur e thonë që në kohën e Skënderbeut nuk ka pasur shqiptarë fare. Hapin katalogët e historisë, kërkojnë dhe nuk gjejnë fjalën shqiptar. Shumica e shteteve të Europës, nuk kanë fjalën e sotme, për kombin e tyre e vendin e tyre. Edhe Gjermania nuk quhej Gjermani para 330- 440 vjetësh. Grekët e dimë të gjithë që quhen helenë. Mirëpo, këta i mësojnë vonë këto gjëra. Truri i tyre nuk i adapton dot me atë zhvillim të natyrshëm që kanë dijet njerëzore dhe bëjnë gabime shumë të rënda.

Për Skënderbeun, kam dëgjuar për shembull që thonë se nuk ishte shqiptar fare. Si nuk ishte shqiptar Skënderbeu? Po kush ishte shqiptar? Po nuk kishte shqiptarë. Po as italianë nuk kishte në atë kohë. Quheshin venedikas, quheshin romakë, napolitanë. Francezët quheshin galë, gjermanët quheshin gotë.

Po, a është Skënderbeu në këndvështrimin tuaj princi i krishterimit që bëri luftë për mospërhapjen e islamit në Shqipëri, siç cilësohet tani?

Ai para së gjithash bëri luftë për ta çliruar Shqipërinë nga Turqia, për shtet të pavarur. Kur Skënderbeu doli në skenë, Shqipëria ishte krahinë osmane. Nuk e bëri ai për të hequr myslimanizmin, e bëri për të hequr tërë Shqipërinë nga bota osmane.

Pra, nuk ka patur një karakter fetar rezistenca e tij?

Vetvetiu ka pasur nëse di donte ta nxirrte Shqipërinë nga Perandoria Osmane dhe ta rivendoste në Perandorinë Europiane. Vetvetiu kjo e përfshin këtë gjë, e kjo nuk na turpëron as ne e as atë, përkundrazi na nderon të gjithëve.

Është e njohur tashmë ideja e harmonisë fetare në Shqipëri, respektimi i tjetrit. A janë këto përplasje për Skënderbeun, që vijnë dhe rivijnë, apo çështje të tjera, shenja se diçka po lëviz në drejtim të kundërt?

Ka një gjë shqetësuese. Nuk duhej të ishte. Ka një gjë që Shqipëria duhej ta kishte sqaruar pak më përpara. Nuk duhet harruar që rendi komunist ishte i panatyrshëm dhe pengoi edhe gjëra themelore në historinë e kombit, i pengoi të sqaroheshin.

Kështu që, ndoshta është kjo.

Ju keni një botim të dedikuar identitetit europian të shqiptarëve. Sot në 2017-ën, mendoni se ky identitet është i cënuar apo ka rrezik të cenohet disi?

Unë kam një mendim të prerë. Shqipëria është një vend europian, nuk është artificialisht europian si pjellë e një propagande, ose një rrymë kulturore emancipuese, por është europian i mirëfilltë. Europian me tokë, me histori, me gjuhë, me zakone. Ne nuk dimë ca gjëra themelore për Shqipërinë dhe tamam këtë gjë nuk e dimë mirë, sa evropiane është Shqipëria në gadishullin ballkanik në krahasim me vendet e tjera? Nuk e marrim faljen evropiane për t’u mburrur, është një realitet objektiv. Shqipëria kur them unë evropiane- në shek.15 kur erdhi Skënderbeu pak vende të Ballkanit ishin përcaktuar si europiane, mezi po fillonin. Të tjera vende ishin nën ndikimin rus, sllav, Serbia, Bullgaria etj; prandaj Shqipëria është vend evropian natyrshëm. Evropianizmi, për fat të keq do them një gjë që duket ekstravagante, ka filluar me luftë. Lufta e republikës së ashpër dhe mizore që ishte Roma, që i kalli datën tërë shteteve evropiane në atë kohë, ishte ajo që farkëtoi Europën.

Si është e mundur që një republikë që presupozohet që të jetë shteti më i përparuar e më liberal, të jetë ajo që nxit kontinentin më përparimtar në botë që u krijua, sepse Europa është kontinenti. Mirëpo ardhja e komunizmit, e ngatërroi krejt këtë punë. Komunizmi deshi ta kthente Europën të prapambetur, që është më e keqja nga të gjitha. Historia botërore nuk ka guximin sot ta korrigjojë këtë mendim marksist e të gabuar në themel, që nuk është Perëndimi perëndim i botës. Nuk është Rusia sllave shpresë e botës, jo, Europa mbetet prapë. Ne duhet ta respektojmë këtë gjë. Shqipëria sot mund të jetë vetëm evropiane. Nuk ka Shqipëri-Shqipëri, ka Shqipëri Europiane. Duhet të na mbushet mendja që është kështu. Nuk është as narcizëm europianist, as nuk është për të përçmuar vendet e tjera, përkundrazi shqiptarët shumë shpejt do bëhen fakt europian, nis në Ballkan, i klasit të parë. Shto edhe serbët për të marrë vesh ngaqë konflikti shqiptaro-serb është shumë i fortë. Për shembull Greqia prej kohësh nuk e ka këtë epitet sepse Greqia ka mbajtur trashëgiminë bizantine, është lidhur peng pas saj.

Pra figura e Skënderbeut, është një figurë që na afron me Perëndimin?

Jo na afron por e mishëron natyrshëm perëndimin figura e Skënderbeut. Nuk është kot, që Perëndimi nuk pati ndonjë llogari që fitoi nga Skënderbeu. Se ne mendojmë që në Venedik e në Vatikan u bënë ca hesape që ç’merr Perëndimi. Asgjë. Asgjë nuk mori perëndimi nga Shqipëria, veç të frenohej e të tronditej Perandoria Osmane. Asgjë tjetër, se do ta kishte barrë mbi veten, më vonë edhe e pati.

Përveç debatit në fillim të shtatorit, diku nga mesi i korrikut në mos gaboj ka patur prapë një debat për Skënderbeun. Ka qenë Mustafa Nano i cili ka dalë me tezën se nëna e Skënderbeut ishte serbe. Pati polemika, a e cenon figurën e Skënderbeut ideja se e ëma ishte serbe?

Fare, fare hiç. Se harrojmë ne shqiptarët e historianët tanë të sotëm që tërë dinastitë dhe familjet e mëdha europiane feudale mbretërore, bënin krushqi me njëra-tjetrën. Pra, princeshat e mbretëreshat, shumica dërrmuese janë me gjak të përzier. Krushqitë kështu bëheshin, mbretërit bëheshin me mbretërit fqinjë. Si e harrojmë ne këtë gjë, s’e kuptoj dot. Të bësh krushqi do të thotë të ndërrosh gjakun, të përzihesh me tjetrin. Të jetë nëna e huaj është normale, shumica e mbretëreshave janë të huaja. Nuk thotë njeri që bën fëmijët e ata i përkasin popullit tjetër.

Kjo është e vërtetë, por në atë kohë martesat mes etnive siç thoni ju ishin të zakonshme, por jo ndoshta mes feve të ndryshme. Të paktën kështu thotë edhe Mustafa Nano. Çfarë është sipas jush më shumë Skënderbeu, shqiptar apo i krishterë?

Skënderbeu është një shqiptar i krishterë, ose një i krishterë shqiptar, por ai është i të gjithëve dhe fakti është që 500 vjet histori shqiptare nuk e ndau figurën e tij. Herë e parë që ndahet sot.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com