[sgmb id=”1″]
Policia italiane ka arrestuar një 41-vjeçar sepse tentoi të vriste dy shqiptarë. Gjatë dëshmisë, Gianluigi Recrosio ka thënë se shqiptarët i kishin kërcënuar nënën.
Menjëherë pas arrestimit policia i sekuestroi një automatik Zastava M70, si dhe një karikator me 28 plumba dhe 20 fishekë të tjerë. Por italiani i arrestuar kishte edhe më parë precedent penal, pasi përveç automatikut atij iu sekuestrua edhe një motor i vjedhur, shkruan Corriere della Sera.
Ai akuzohet për “zotërim dhe mbajtje abuzive të armëve luftarake, kërcënim, rezistencë karshi zyrtarit publik”.