[sgmb id=”1″]
Shqipëria ka shënuar fitore të pastër prej 2:0 ndaj Lihtenshtejnit në Elbasan
Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitoren e dytë radhazi në kualifikimet për Kupën e Botës, duke mposhtur Lihtenstejnin me rezultat 2:0.
Të dy golat për Shqipërinë në këtë takim i shënuan në pjesën e dytë, me anë të Odise Roshit në minutën e 54’ dhe Ansi Agollit në minutën e 78’.
Shqipëria kështu shënoi fitore në ndeshjen e parë me trajnerin e ri Christain Panucci.
Pas kësaj fitoreje Shqipëria forcon pozitën e tretë më 12 pikë, katër më pak se sa Spanja deh Italia që takohen më vonë në Santiago Bernabeu.
Ndeshjen e ardhshme Shqipëria do ta zhvillojë më 5 shtator ndaj Maqedonisë në udhëtim.