Loading...

Shqipëria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në avancimin e agjendës evropiane

[sgmb id=”1″]

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka shprehur gatishmërinë e institucionit që ai drejton për vazhdimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës në avancimin e agjendës evropiane.

Ai gjatë takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj përgëzoi kreun e qeverisë së Kosovës për detyrën e re, duke vlerësuar lartë dinamikën e re qeverisëse, të vendosur që në fillim të mandatit.

Nga ana e tij, kryeministri Haradinaj vlerësoi rolin e legjislativit shqiptar në ndihmën dhënë institucioneve të Kosovës dhe në shtet-ndërtimin e saj.

“Institucionet e Shqipërisë kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të çmuar për Republikën e Kosovës në të gjitha periudhat, dhe kjo na inkurajon që të vazhdojmë edhe më tutje shkëmbimin e përvojave”, tha kryeministri Haradinaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com