[sgmb id=”1″]
Pas një operacioni të gjerë, Policia e Kukësit arriti ta gjente të varur në një zonë shumë të pyllëzuar dhe në një terren të vështirë malor rreth 2 km larg banesës. Mjeku ligjor i cili shkoi nga Tirana në qytetin verilindor përcaktoi se shkaku i vdekjes është vetëvrasja me litar.
Sendet dhe telefoni personal është arritur të gjendet në vendin e ngjarjes.
Policia konfirmon se kemi të bëjmë me vetëvrasje, por po heton për shkaqet që shtynë 18-vjeçaren të kryente aktin e rendë të vetëfliljimit.
E fejuar që prej 10 muajsh, Aurela sipas të afërmve nuk ishte patur probleme me të fejuarin dhe madje shkonin mirë.
Policia shprehet e rezervuar për të dhënë më shumë detaje në këtë pjesë ndërsa po hetohet në bashkëpunim me prokurorinë dhe për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes
Në pyetje janë marrë të gjithë familjarët, 4 motrat, vëllai i vogël dhe dy prindërit e të ndjerës për të zbardhur arsyet e vetëvrasjes.