[sgmb id=”1″]
Dy skuadrat e Milanos do të përballen mes vete më 15 tetor.
Një muaj para njërit prej derbit më të madh lokal në botë, janë shitur afro 80.000 mijë bileta, që lë të kuptohet se stadiumi do të jetë i stërmbushur për këtë supersfidë.
Interi dhe Milani që këtë sezon kanë ambicie të mëdha në Serie A, kanë gjetur edhe përkrahjen e tifozëve të tyre, të cilët do ta mbushin San Siron për derbin e parë të sezonit.
Pas tri xhirove të para Interi ka po kaq fitore, kurse Milani ka dështuar javën e shkuar pasi u mund nga Lazio 1:4.